"Gjykata Supreme ėshte autoriteti mė i lartė gjyqėsor nė Kosovė dhe ka jurisdiksion nė gjithė territorin e Republikės sė Kosovės."
 

HISTORIKU I ZHVILLIMIT TĖ GJYQĖSORIT NĖ KOSOVĖ

 

Zhvillimet historike nė lidhje me Kosovėn dhe pėrreth saj, nė etapa tė ndryshme kohore, kanė imponuar edhe specifikat e organizimit tė pushteteve nė Kosovė, varėsisht nga karakteristikat e autoriteteve qė kanė sunduar territorin e Kosovės gjatė historisė. Megjithatė, nga koha e organizimit politiko-ushtarak tė Lidhjes sė Prizrenit (1878) e gjer nė pėrfundimin e Luftės sė Dytė Botėrore, nė Kosovė nuk mund tė flitet pėr ndonjė organizim tė sistemit gjyqėsor nė nivel tė institucioneve vendore. Nė veēanti, populli shqiptar edhe pse nėn sundimin e tė huajve, sidomos nė krahinat malore ku nuk mund tė shtrihej pushteti i administratorėve tė huaj (pushtuesve), marrėdhėniet politiko-shoqėrore, pronėsore, penale etj, i rregullonte pėrmes aplikimit tė sė drejtės zakonore, dhe kontestet gjyqėsore i ka zgjidhur nėpėrmjet pleqėsive. Nė mungesė tė pushtetit qendror, pleqėsia ishte organ gjyqėsor, i cili merrej me gjykimin e ēėshtjeve penale, civile, dhe ēėshtjeve tjera.

 

Pėr mė tepėr kliko mė poshtė:

 

HISTORIKU I ZHVILLIMIT TĖ GJYQĖSORIT NĖ KOSOVĖ

Hyrje

 

Zhvillimet historike nė dhe pėrreth Kosovės, nė etapa tė ndryshme kohore, kanė imponuar edhe specifikat e organizimit tė pushteteve nė Kosovė, varėsisht nga karakteristikat e autoriteteve qė kanė sunduar territorin e Kosovės gjatė historisė. Megjithatė, nga koha e organizimit politiko-ushtarak tė Lidhjes sė Prizrenit (1878) e gjer nė pėrfundimin e Luftės sė Dytė Botėrore, nė Kosovė nuk mund tė flitet pėr ndonjė organizim tė sistemit gjyqėsor nė nivel tė institucioneve vendore. Nė veēanti, populli shqiptar edhe pse nėn sundimin e tė huajve, sidomos nė krahinat malore ku nuk mund tė shtrihej pushteti i administratorėve tė huaj (pushtuesve), marrėdhėniet politiko-shoqėrore, pronėsore, penale etj, i rregullonte pėrmes aplikimit tė sė drejtės zakonore, dhe kontestet gjyqėsore i ka zgjidhur nėpėrmjet pleqėsive. Nė mungesė tė pushtetit qendror, pleqėsia ishte organ gjyqėsor, i cili merrej me gjykimin e ēėshtjeve penale, civile, dhe ēėshtjeve tjera.

 

GJYQĖSI  NĖ KOSOVĖ NGA VITI 1945 DERI NĖ KUSHTETUTĖN E VITIT 1974

 

Fillet e gjyqėsisė nė Kosovė pas Luftės sė Dytė Botėrore paraqiten nė korrikun e vitit 1945, kur zgjidhet organi mė i lartė gjyqėsor i Krahinės sė Kosovės me emrin Gjykata Popullore e Krahinės (Dokumenti origjinal i bashkangjitur mė poshtė). Pėr shkak tė zhvillimeve politike tė kohės, vetėm pas njė muaji, me vendim tė Kuvendit tė Serbisė kjo gjykatė do ta humbė karakterin e gjykatės sė instancės mė tė lartė nė krahinė duke u shndėrruar nė gjykatė me kompetenca tė gjykatės sė qarkut, derisa funksionin e instancės mė tė lartė gjyqėsore tė Krahinės e ka kryer Gjykata Supreme e Serbisė. Kjo e sanksionuar me Ligjin mbi Rregullimin e Gjykatave Popullore qė u nxor nga Kuvendi i Pėrkohshėm Popullor i Jugosllavisė me 25 gusht tė vitit 1945.

 

Me ndryshimet nė Kushtetutėn e vitit 1963, nė Republikėn Socialiste Federative tė Jugosllavisė (RSFJ) fillon tė aplikohet sistemi unik gjyqėsor qė nė pėrbėrje kishte: gjykatat e kompetencės sė pėrgjithshme, qė nė atė kohė ishin Gjykatat Komunale, Gjykatat e Qarkut, Gjykatat Supreme tė Republikave, Gjykata Supreme Federative dhe Gjykatat e Specializuara. Ky koncept i ndėrtimit tė gjyqėsorit ka imponuar nevojėn qė nė Krahinat Autonome tė formohen degėt e Gjykatės Supreme tė Serbisė, qė u aplikua edhe nė Krahinėn e Kosovės. Gjatė kėsaj periudhe,gjyqtarėt e degėve gjyqėsore kanė qenė tė zgjedhur dhe shkarkuar nga Kuvendi i Krahinės, ( ku kanė funksionuar 17 Gjykata Komunale dhe 3 Gjykata tė Qarku), pėrveē degės sė Gjykatės Supreme tė Serbisė nė Krahinėn Autonomė tė Kosovės.   

 

Mė vonė me ndryshimet kushtetuese qė pasuan nga viti 1968 deri 1972 Krahinat Autonome, nė lėmin e gjyqėsisė gati njėjtėsohen me Republikat. Gjatė kėsaj periudhe Kosova nxjerr Ligjin Kushtetues (24 shkurt 1969), i cili rregullon pozitėn e Gjykatės Supreme tė Kosovės si gjykatė me tė drejta dhe detyra tė njėjta me ato tė Republikave, e cila ushtron funksionin nė mėnyrė ligjore nė tėrė territorin e Kosovės. E mė pas, me ndryshimet kushtetuese tė vitit 1971, pėrkatėsisht nė amendamentin 2 pėr Ligjin Kushtetues tė KSAK, Krahina i rregullon me ligjet e veta edhe gjykatat, arbitrazhin, Kėshillat e Pajtimit, Prokurorin Publike, Avokaturė Publike etj.

 

Nė vitin 1972 formohet Gjykata Kushtetuese e Kosovės si dhe Gjykata e Lartė Ekonomike me seli nė Prishtinė, dhe pėrfundimisht konkretizohet me avancimin e pozitės me ndryshimet Kushtetuese tė vitit 1974 nė rang tė pėrafėrt me njėsi tjera federale, duke ju mundėsuar qė tė ushtrojė pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqėsor. Funksioni gjyqėsor, sipas Kushtetutės sė vitit 1974 ushtrohej nga gjykatat e rregullta dhe gjykatat vetėqeverisėse. Gjykatat e rregullta pėrbėheshin nga gjykatat komunale dhe gjykatat e qarkut, kurse si gjykate e rregullt e instancės mė tė lartė paraqitet Gjykata Supreme e Kosovės nė tė cilėn janė zgjidhur nė mėnyrė meritore ēėshtjet e ndryshme civile, penale, ekonomike dhe administrative. Themelimi, kompetenca pėrbėrja dhe organizimi i gjykatave tė rregullta nė Kosovė u rregullua me Ligji mbi Gjykatat e Rregullta tė Kosovės tė vitit 1978.

 

RRĖNIMI I SISTEMIT GJYQĖSOR NĖ KOSOVĖ GJATĖ VITEVE TĖ 90' TĖ SHEKULLIT XX

 

Fillimi i sulmeve ndaj pozitės Kushtetuese tė Kosovės nga ana e Republikės sė Serbisė, qė pasoi pas ngjarjeve tė vitit 1981, arriti kulminacionin me amendamentet qė u pėrgatitėn nė Kushtetutėn e Serbisė nė vitin 1989. Kėto amendamente shkaktuan rrėnimin e plotė tė Autonomisė sė Kosovės, pezulluan pushtetin e autoriteteve legjitime nė Kosovė, u bė ndėrprerja e punės sė Kuvendit, Kėshillit Ekzekutiv tė Kosovės, u morėn kompetencat organeve gjyqėsore dhe tė sigurisė sė pushtetit tė Kosovės, tė cilat u transferuan nė Republikėn e Serbisė. Me kėto veprime, pasoi edhe marrja e kompetencave tė administratės sė judikaturės. Kėshtu, me vendimin e Kuvendit tė Serbisė bėhet shkarkimi i gjyqtarėve shqiptarė, tė cilėt zėvendėsohen me gjyqtarė serbė dhe nė tė njėjtėn kohė bėhet ndėrprerja e organizimit tė provimit tė judikaturės duke pamundėsuar kuadro tė reja qė t'i nėnshtrohen provimit tė judikaturės dhe profesionalizmit nė kėtė fushė.

 

KRIJIMI I SISTEMIT GJYQĖSOR NGA PASLUFTA E VITIT 1999 DERI ME SHPALLJEN E PAVARĖSISĖ NĖ VITIN 2008

 

Gjendja e menjėhershme e pasluftės nė Kosovė, nė fushėn e gjyqėsorit, rezultoi me njė shkatėrrim tė gjerė nė ndėrtimin dhe funksionimin e institucioneve, nė infrastrukturė, teknologji dhe kuadro tė kualifikuara, me shumė lėndė tė pazgjidhura ndėr vite, shkatėrrim tė dosjeve gjyqėsore dhe dokumentacionit tė rėndėsishėm, problemet e sigurisė nė rritje dhe me njė gjyqėsor ende jo funksional.

 

Kėshtu, me fillimin e instalimit tė administratės sė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė  (UNMIK),  si njė ēėshtje me prioritet u ndėrmorėn hapat fillestar pėr rindėrtim tė njė sistem gjyqėsor multi-etnik tė bazuar nė parimet demokratike. Si hap tė parė, UNMIK lėshoi tri dekrete emergjente: njė pėr themelimin e Kėshillit tė Pėrbashkėt Konsultativ mbi Emėrimet e Pėrkohshme Gjyqėsore, njė pėr anėtarėt e saj dhe e treta pėr emėrimin e katėr prokurorėve, dy gjyqtarė hetues dhe njė panel prej tre gjyqtarėsh. Ky sistem u njoh si  "Sistemi emergjent gjyqėsor" i iniciuar mė 30 qershor 1999 me hapjen e Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, e ndjekur nga hapja e gjykatave nė Prizren, Pejė, Gjilan dhe Mitrovicė dhe e mbėshtetur nga gjykatat mobile, me 36 gjyqtar, e cila deri nė fund tė vitit 1999 sistemi emergjent i drejtėsisė arriti tė emėronte 301 gjyqtarė.

 

Nė mars 2000, UNMIK themeloi Departamentin Administrativ tė Drejtėsisė, pėrgjegjės pėr menaxhimin e pėrgjithshėm tė ēėshtjeve qė kishin tė bėjnė me sistemin gjyqėsor. Nė Prill 2001, gjithnjė duke shkuar nė avancim tė strukturave udhėheqėse gjyqėsore, UNMIK themeloi Kėshillin Gjyqėsor dhe Prokurorial tė Kosovės (KGjPK), i cili zėvendėsoi Komisioni Kėshillues Gjyqėsor qė kishte pushuar sė funksionuari nė Dhjetor tė vitit 2000. KGJPK-ja kishte pėr detyrė tė bėnte thirrje pėr aplikime nga ana e profesionistėve tė drejtėsisė pėr tė shėrbyer nė postet e gjyqtarėve, prokurorėve dhe gjyqtarėve porotė; shqyrtonte aplikacionet e tyre dhe jepte rekomandime pėr emėrimin e tyre tek administrata e OKB-sė nė Kosovė.

 

Nė Maj 2001, UNMIK , pėrmes autorizimeve tė Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshė (PSSP) nxori Kornizėn Kushtetuese pėr Vetėqeverisje tė Pėrkohshme nė Kosovė (Korniza Kushtetuese), e cila parashihte krijimin e institucioneve tė pėrkohshme Vetėqeverisėse (IPVQ) qė pėrbėheshin nga Kuvendi i Kosovės, Presidenti i Kosovės, Qeveria, Gjykatat dhe organet tjera dhe institucionet e pėrcaktuara nė kuadėr tė saj. Korniza Kushtetuese pėrcaktoi qė sistemi gjyqėsor tė jetė i pėrbėrė nga Gjykata Supreme, Gjykatat e Qarkut, Gjykatat Komunale dhe Gjykatat pėr Kundėrvajtje. Si rezultat i kėtyre zhvillimeve, deri nė fund tė vitit 2003, nė gjykatat e Kosovės ishin tė emėruar dhe punonin gjithsej 316 gjyqtarė, pėrfshirė kėtu edhe  14 gjyqtarė ndėrkombėtarė, pėrfshirja e tė cilėve u rregullua me Rregulloren e PSSP-sė nr. 2000/6.

 

Nė Dhjetor tė vitit 2005 administrata e UNMIK-ut themeloi, Kėshillin Gjyqėsor tė Kosovės (KGjK) duke operuar nėn autoritetin e PSSP-sė dhe duke trashėguar Kėshillin Gjyqėsor dhe Prokurorial tė Kosovės. KGjK pėrbėhej nga 11 anėtarė, prej tė cilėve 7 ishin gjyqtarė (duke pėrfshirė 2 gjyqtarė ndėrkombėtarė). Gjyqtarėt pėrfshinin Kryetarin e Gjykatės Supreme, qė njėkohėsisht ushtronte detyrėn e Kryetarit tė KGJK-sė, 2 gjyqtarė nga Gjykata Supreme dhe 4 gjyqtarė tjerė qė pėrfaqėsonin gjykatat tjera.

 

ORGANIZIMI I SISTEMIT GJYQĖSOR SIPAS KUSHTETUTĖS SĖ REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS

 

Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės nė shkurt tė vitit 2008, dhe me miratimin e Kushtetutės sė Kosovės, organzimit tė sistemit tė drejtėsisė i kushtohet njė kapitull i veēant (VII) ku nga neni 102-108 janė tė sanksionuara parimet e pėrgjithshme tė sistemit gjyqėsor, organizimi, juridiksioni, pėrfshirė kėtu Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės si organ pėrgjegjės, i cili siguron pavarėsinė dhe paanėsinė e sistemit gjyqėsor, derisa rregullimin  strukturor tė gjykatave e ka lėnė tė vendoset me Ligj tė veēantė.

 

Si rrjedhojė, nė korrik tė vitit 2010 aprovohet Ligji pėr Gjykata Nr. 03/L-199  i cila pėrcakton sistemin e gjykatave tė Republikės sė Kosovės tė pėrbėrė nga: Gjykatat Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme. Pjesė e sistemit gjyqėsor tė Republikės sė Kosovės janė edhe Gjyqtarėt e EULEX-it, funksioni dhe kompetenca e tė cilėve ėshtė e pėrcaktuar sipas Ligjit Nr.03/L-053. Fillimi i zbatimit tė Ligjit pėr Gjykatat, qė nisė me operacionalizimin e plotė nė janar tė vitit 2013, paraqet fillimin e njė periudhe tė re nė procesin e reformimit dhe strukturimit tė gjyqėsorit tė Kosovės, nė njė sistem mė bashkohorė dhe mė efikas nė ndarjen e shėrbimeve pėr qytetarė tė Kosovės.

 

 

KRYETARET E GJYKATES SUPREME TĖ KOSOVĖS 1964 -2013

Me qėllim tė ruajtjes dhe kultivimit tė traditės gjyqėsore, si dhe prezantimin e saj nė shėrbim tė gjeneratave tė tanishme dhe atyre qė do vijėn, nė kėtė kėnd do tė paraqiten tė gjithė ato personalitete qė kanė shėrbyer si Kryetar tė Gjykatės Supreme tė Kosovės nga viti 1964 e tutje.

 

Nė emrat e Kryetarėve tė Gjykatės Supreme tė prezantuara nė fushat mė poshtė, pėrmes klikimit do mund tė zbuloni biografin, periudhėn e shėrbimit dhe zhvillimet qė ndėrlidhen me periudhat nė fjalė. 

 

Kliko mė poshtė:

 

RAMADAN VRANIQI - 1964 - 1975

Ramadan Vraniqi u lind nė vitin 1923 nė fshatin Vraniq tė Komunės sė Suharekės (Therandė). Ai u rrit dhe jetoi me familjen e tij ne Prizren ku kreu edhe shkollėn fillore. Shkollėn e mesme e pėrfundoi nė Normalen "Sami Frashėri" nė Prishtinė, derisa studimet nė Fakultetin Juridik nė Beograd, nga ku u veēua si student shembullor, por edhe udhėhoqi organizatėn studentore tė Fakultetit Juridik tė Beogradit.

 

Vraniqi ka pasur njė karrierė tė bujshme, duke filluar me Lėvizjen Nacionalēlirimtare, nė sferėn politike,  juridike e diplomatike. Me fillimin e celulave tė para tė nacionalēlirimtares, Radamani fillimisht ishte bėrė pjesė nė Komitetin e Rinisė Komuniste nė Kosovė dhe nga viti 1941, mori pjesė aktive nė Lėvizjen Antifashiste Nacionalēlirimtare tė Kosovės. Menjėherė pas luftės udhėhoqi detyra tė rėndėsishme si: Kryetar i Rinisė Antifashiste, anėtarė i Kėshillit Ekzekutiv tė Kosovės, Kryetar i Gjykatės Komunale tė Prishtinės, Kryetar i Komunės sė Prishtinės, Kryetari i Gjykatės Supreme tė Kosovės, anėtarė i Gjykatės Kushtetuese tė Jugosllavisė, e deri si ambasador nė Ankara.

 

Ramadan Vraniqi u shqua sidomos nė organet e gjyqėsisė si Kryetar i Gjykatės Supreme tė Kosovės dhe anėtar i Gjykatės Kushtetuese tė Jugosllavisė. Nė vitin 1964 kur u themelua Gjykata Supreme e Kosovės. Ramadan Vraniqi u zgjodh nė postin e kryetarit tė parė tė kėtij institucioni nė tė cilėn qėndroi gati njė decenie.

 

Gjatė ushtrimit tė funksionit tė Kryetarit tė Gjykatės Supreme tė Kosovės, z. Vraniqi dha njė kontribut tė veēantė pėr forcimin e ligjshmėrisė nė punė tė organeve tė judikaturės pėr mbrojtjen e vlerave universale njerėzore, organizimin dhe funksionimin e kėtyre organeve, e veēanėrisht ripėrtrirjėn e kuadrit dhe plotėsimin e tyre me juristė shqiptar. Personalisht, nė cilėsinė e Kryetarit, u angazhua qė postet e kryetarėve tė shumicės sė gjykatave komunale dhe tė qarkut t'i zėnė juristėt shqiptarė, plotėsime tė cilat i ka bėrė edhe nė vetė Gjykatėn Supreme tė Kosovės.  Nė kėtė periudhė, vlen tė pėrmendet kontributi i tij nė vėnien e gjuhės shqipe si njė ndėr gjuhet zyrtare nė punė nė gjykatat e Kosovės nė pėrgjithėsi dhe nė procedimin e ēėshtjeve gjyqėsore nė veēanti, dhe si rezultat dhėnien e tė gjitha vendimeve nė gjuhėn amtare tė palėve.

 

Njė kontribut tjetėr qė duhet veēuar ėshtė edhe aktiviteti i tij nė periudhėn e diskutimeve kushtetuese tė vitit 1968-69 ku me shumė juristė tjerė kosovarė u angazhua pėr pėrmirėsimin e pozitės sė Kosovės nė pikėpamje juridike dhe politike me tė gjitha njėsit tjera tė Jugosllavisė. Po ashtu veēohet angazhimi i tij nė pėrmirėsimin e pozitės materiale tė kuadrove tė organeve tė judikaturės; aktivitetin nė sferėn e pėrgatitjes sė legjislacionit penal, si njė nga hartuesit e Ligjit Penal tė Kosovės tė vitit 1977. Mė pas si kryetar i Komisionit tė Judikaturės ka kontribuar nė aftėsimin e shumė gjeneratave tė juristėve kosovarė me njohuri praktike dhe teorike nga e drejta penale, lėndė tė cilėn e  ligjėronte edhe nė Fakultetin Juridik tė Prishtinės.  

Nė vitin 1975 mori detyrėn e ambasadorit nė Turqi, nga e cila u pushua njė vit para pėrfundimit tė mandatit pasi ishte ndėr ambasadorėt e rrallė qė kishte hapur dyert e ambasadės Jugosllave pėr shqiptarėt e mėrguar nė Turqi. Megjithatė, pėrkundėr kėsaj, falė angazhimit tė tij ėshtė krijuar kontakti i pėrhershėm me bashkatdhetarėt tė Turqi; janė krijuar disa shoqata dhe klube, tė gjitha kėto me qėllim zhvillimin e vetėdijes, kontakteve dhe informimit pėr prejardhjen, i begatuar me aktivitete kulturore, arsimore, politike, tregtare dhe ekonomike mes Kosovės dhe Turqisė.

 

Pas pėrfundimit tė misionit tė ambasadorit, Ramadan Vraniqi u zgjodh gjyqtar nė Gjykatėn Kushtetuese tė Jugosllavisė, nga e cila detyrė ka dalė nė pension. Pas pensionimit, ishte ndėr themeluesit dhe kryetar i Shoqatės sė Veteranėve tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare tė Kosovės.

 

Punėn si jurist, Ramadan Vraniqi nuk e ndėrpreu edhe gjatė periudhės sė Administratės sė OKB-sė nė Kosovė, duke u emėruar anėtar i Bordit tė Ankesave pėr Media tė Misionit tė OSBE-sė, ku punoi deri nė ēastet e fundit tė jetės sė tij (vitin 2000).

 

RIZA FAZLIU - -

 

Kjo pjese eshte duke u perpunuar

PJETER KOLA - - -

 

Kjo pjese eshte duke u perpunuar

TADEJ RODOQI - 1989

Tadej Rodiqi lindi mė 28 tetor 1928 nė Prizren. Pasi kreu gjimnazin dhe shkollėn e lartė pedagogjike, fillimisht punoi si mėsues nė Glloboqicė, e mė pas u emėrua Drejtor i Gjimnazit tė Ulėt nė Podujevė.

 

Mė 1957 Tadej Roqiqi u diplomua nė fakultetin juridik. Punoi nė administratėn Komunale nė Prizren pėr t'u zgjedhur gjyqtar i Gjykatės. Mė 1967 zgjidhet gjyqtar nė Gjykatėn e Qarkut tė Prishtinės, duke u avancuar mė vonė nė Gjykatėn Supreme, ku ishte edhe udhėheqės i degės penale tė gjykatės.

 

Mė 1989 Kuvendi i Kosovės e zgjedh Tadej Rodiqin Kryetar tė Gjykatės Supreme tė Kosovės - por masat e ndėrmarra nga Republika e Serbisė, si rezultat i ndryshimeve tė dhunshme kushtetuese, suprimoi Gjykatėn dhe tė gjitha organet e pushtetit tė asaj kohe nė Kosovė, duke pamundėsuar ushtrimin e funksionit tė Kryetarit tė Gjykatės Supreme.

 

Nga viti 1992 deri 1999, Tadej Rodiqi zgjidhet dhe ushtron funksionin e kryetarit tė  Komisionit Zgjedhor tė Republikės sė Kosovės. Mė 1999 z. Rodiqi ishte edhe nė Paris si anėtar i delegacionit tė ekspertėve pėr marrėveshjen e Rambujesė. Mė 12 qershor 1999 ai angazhohet nė Komisionin e Pėrkohshėm tė UNMIK-ut pėr emėrimin e gjyqtarėve dhe tė prokurorėve emergjentė, pėr t'u caktuar mė vonė anėtar i Komisionit Gjyqėsor, e mė vonė edhe anėtar e nėnkryetar i Kėshillit Gjyqėsor dhe Prokurorial tė Kosovės, duke dhėnė kontribut tė ēmuar pėr krijimin e sistemit gjyqėsor tė Kosovės deri nė vdekje. Ndėrroi jete me 27 qershor 2007 nė moshėn 79 vjeēare.

 

REXHEP HAXHIMUSA - 1999 - 2010

Rexhep Haxhimusa, ka lindur me 23.04.1942 nė Ferizaj, ku edhe ka pėrfunduar shkollimin fillorė dhe tė mesėm. Ka diplomuar nė Fakultetin Juridik tė Universitetit te Beogradit me 10.10 tė vitit 1966.

 

Pas perfundimit te studimeve, nė vitin 1966 Rexhep Haxhimusa punesohet si praktikant ne Prokurorin Komunale te Ferizajit, kurse nje vite me vone emėrohet Zevendes-Prokuror Publik Komunal nė Ferizaj, detyrė tė cilėn e ushtron deri nė vitin 1969. Ne fund te vitit 1969 zgjidhet Kryetar ne Gjykaten Komunale dhe e kryen kete funksion deri ne vitin 1979. Mė pas nė vitin 1979 zgjidhet gjyqtarė nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės, ku punon deri nė vitin 1981.

 

Pas vitit 1981, Rexhep Haxhimusa bėnė njė shkėputje nga gjyqėsor duke u orientuar nė pozita tė qeverisjes lokale. Nga viti 1981 - 1985 kryen, se pari  funksionin e Kryetarit te Keshillit Ekzekutiv Komunal nė Ferizaj; Kryetarit te Komitetit Komunal dhe detyrėn e Kryetarit te Kuvendit Komunal. Nga viti 1985 deri me 1989 emėrohet dhe ushtron detyrėn e Drejtorit tė KEK-ut Distribucioni ne Ferizaj. Me pas ne janar te vitit 1990 deri ne suspendimin e Kuvendit te Kosoves punoi ne detyren e Sekretarit te Qeverisė sė Kosovės. Pas janarit te vitit 1990 deri me 1999 ushtron profesionin e avokatit.

 

Mbarimi i luftės nė Kosovės dhe fillimi i instalimit tė administratės ndėrkombėtare "UNMIK" e gjene Rexhep Haxhimusėn tė rreshtuar nė vijėn e parė tė ndėrtimit tė institucioneve tė gjyqėsorit, fillimisht me funksionalizimin e "Gjyqėsorit Emergjent", ku edhe emėrohet Kryetar i Gjykatės sė Instancės sė Fundit tė Apelacionit, pėr tu zgjedhur mė vonė mė 15 shtator tė vitit 1999 edhe si Kryetar i Gjykatės Supreme tė Kosovės.

 

Pas marrjes sė detyrės sė Kryetarit tė Gjykatės Supreme, Rexhep Haxhimusa u angazhua pėr vėnien sa mė tė shpejtė nė funksion tė sistemit tė drejtėsisė, nė tė gjitha instancat, pėr tė nisur mė pas me angazhimet nė ndryshimin e strukturės gjyqėsore dhe reformimin e saj, proces i cili ėshtė finalizuar me nxjerrjen e kornizės sė re ligjore, duke pėrcaktuar strukturėn e re tė gjykatave, pėrmirėsimin e bazės materiale pėr gjyqtarė dhe fuqizimin e pavarėsisė funksionale tė gjyqėsorit nė vend.

 

Krahas detyrės nė Gjykatėn Supreme, Rexhep Haxhimusa njėkohėsisht ka ushtruar funksionin e Kryetarit tė Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės dhe tė Kryetarit tė Komisionit pėr provimin e jurisprudencės, duke ndihmuar mjaftė shumė nė ngritjen e kuadrove tė reja dhe shtimin nė vazhdimėsi tė numrit tė kuadrit  tė specializuara nė gjyqėsorin e Kosovės.  

 

Rexhep Haxhimusa ka marrė pjesė nė mjaft seminare mbi reformėn nė gjyqėsorin e Kosovės dhe ka botuar njė numėr artikujsh,si:

 

E drejta Penale dhe Procedura Penale, botuar nė Buletinin e Praktikės Gjyqėsore;

Krimi i organizuar dhe Format e Tij nė Kosovės, mbajtur nė Konferencėn rajonale tė Gjyqėsorit nė Kosovė; 

Ligji i procedurės penale nė raport me standardet ndėrkombėtarė pėr tė drejtat e njeriut, botuar nė revistėn "Kosovo Law Review"; 

Sistemi Gjyqėsor i Kosovės dhe nevoja pėr reformimin e tij, botuar nė revistėn "Studime Juridike nė Kosovės.

 

Funksionet nė Gjykatėn Supreme, Kėshillin Gjyqėsor tė Kosovės dhe Komisionin e Jurisprudencės, Rexhep Haxhimusa i ushtron deri me daljen nė pension nė vitin 2010. 

 

FEJZULLAH HASANI - 2010 - vazhdon

Dr. sc. Fejzullah Hasani ėshtė Kryetar aktual i Gjykatės Supreme tė Republikės sė Kosovės.

 

Pėr mė tepėr rreth biografisė se tij mund tė klikoni te kėndi "Gjyqtarėt".

 

 

 

Kontributet