"Gjykata Supreme ėshte autoriteti mė i lartė gjyqėsor nė Kosovė dhe ka jurisdiksion nė gjithė territorin e Republikės sė Kosovės."
 

GJYKATA SUPREME

Integriteti dhe transparenca nė vendimmarrje dhe mbi tė gjitha shqyrtimi i rasteve nė mėnyrė tė drejtė dhe tė pavarur, tė pandikuar nga veprime apo masa nga kushdo, por duke vepruar nė bazė tė Kushtetutės dhe ligjve, pėrbėjnė themelin mbi tė cilėn kultivohet besimi dhe siguria e qytetarėve nė punėn e Gjykatės Supreme tė Republikės sė Kosovės.

 

Gjykata Supreme, si njė institucion publik qė pėrfaqėson instancėn mė tė lartė gjyqėsore, me juridiksion nė gjithė territorin e vendit, ka pėr synim jo vetėm fuqizimin e kėtij autoriteti, duke dhėnė drejtėsi, por edhe krijimin e njė ambienti dhe mendėsie pune qė do i pėrmbushe nevojat e qytetarėve pėr qasje mė tė mirė nė drejtėsi, kualitet dhe ofrimin e shėrbimeve me kohė dhe pa vonesa.

 

Gjykata Supreme siguron se qė nga ēasti qė palėt i drejtohen gjykatės pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve, ēdo ēėshtje do konsiderohet e veēantė dhe me interes publik, sepse ajo i ėshtė besuar pushtetit tė deleguar gjykatės nga shoqėria, parim tė cilin do sigurohet ta kultivoje me tepėr dhe ta transmetoj edhe tek nivelet mė tė ulėta gjyqėsore, duke i kushtuar kujdes tė veēantė sidomos pėrgjegjėsisė pėr artikulimin dhe arsyetimin e vendimeve, tė cilat pėrbėjnė thelbin e gjykimit dhe tė dhėnies sė drejtėsisė.

 

Ndaj, tė vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsine e dhėnė dhe rėndėsisė pėr tu dal ballė kėrkesave tė kohės dhe nevojave tė qytetarėve, pėrmirėsimi i cilėsisė nė arsyetimin e vendimeve gjyqėsore, stabilizimi dhe unifikimi i praktikės gjyqėsore, ēėshtjet lidhur me publikimin, si dhe ngritja e performances, mbeten njė pėrkushtim i vazhdueshėm pėr tė siguruar njė sistem gjyqėsor efikas dhe profesional.

 

Gjykata Supreme e Kosovės ka kuadrin adekuat dhe gėzon pėrkushtimin pėr ngritjen dhe fuqizimin e gjyqėsorit nė vend.